Rreth kuzhinës
-
Pastrimi, prerja dhe shtrydhja
Domatet e buta do t’i bëni lehtësisht tani e tutje. Bëjini domateve një prerje të vogël nga poshtë dhe futini në ujë të vluar për 30-60 sekonda. Ose thjesht hidhuni domateve ujë të vluar sipër. Më pas zhytini menjëherë në ujë të ftohtë dhe do të mahniteni kur të shikoni se sa kollaj hiqet lëkura.
-
Rreth gatimit
Gatimet e tejkripura, Nëse i keni hedhur shumë kripë salcës apo supës, mund t’i hidhni brenda një patate të ndarë në mes. Lëreni pataten që të thithë shumicën e kripës.
-
Si të gatuajmë me pak yndyrë?
Të hamë ushqime të shëndetshme nuk do të thotë të fiksohemi pas sallatës. Gatimi i shëndetshëm është diçka e lehtë pasi në shumë raste mund të përdorim receta të ndryshme të cilat na ofrojnë alternative të shëndetshme.
-
Shkurti për një Zemër të Shëndetshme
Shkurti është muaji i zemrave e dashurisë dhe jo vetëm nga Shën Valentini. Shumë gra humbin jetën nga sëmundjet e zemrës më shumë se sa nga kanceri i gjirit. Ushtrimi fizik dhe regjimi i rregullt ushqimor është #1 për ta parandalar atë. Një mënyrë jetese pasive është faktori kryesor i rrezikut ndaj sëmundjeve të zemrës.