Trilece
Ora e pregatitjes:
20 minuta ose më pak
Koha totale:
20 minuta ose më pak
- Përbërësit:
-
- 10 kokrra vezë
- 10 lugë gjelle sheqer
- 10 lugë gjelle miell
- 500 ml qumesht panna (psh. hopla)
- 1L qumesht kutie
- 350 ml qumësht i kondensuar (psh. panda)
- 300 ml karamel i parapergatitur
- pak vaj per tavën për pjekje
- Pregatitja:
-
Ndajmë të bardhat nga të verdhat e vezeve në enë të vecanta. Shtojme sheqerin në enën me të bardhat e vezëve dhe i rrahim me mikser derisa te bëhen marenge. Shtojmë të verdhat, të rrahura më parë në enen ku i kemi vendosur, duke i perzier ngadalë me te bardhat e vezëve me tel kuzhine. Pasi të lidhen shtojme miellin gradualisht, lugë pas luge, duke e perzier me kujdes me qëllim qe të mos e humbasim volumin. Tavën per pjekje e lyejme me pak vaj dhe e shtrojmë me leter kuzhine për pjekje në mënyre të tillë që vaji të mos kete kontakt me embëlsirën. E hedhim në tavë masën e përgatitur dhe e pjekim për 5 min në furrë të paranxehur në 250 gradë dhe pasi të jetë pjekur sipër e ulim graden e furrës në 150 gradë dhe e lëmë të piqet edhe per 10 min të tjera. Ndërkohë pergatisim përzierjen me 3 llojet e qumështit: hedhim qumështin panda në një enë për përzierje dhe shtojmë qumështin e kutisë. I perziejmë derisa të tretët qumështi panda. Më pas shtojmë qumështin panna dhe masa është gati. E heqim pandispanjën nga furra, e kthejmë në një tavë tjetër në mënyrë që ti heqim letren dhe e lemë të ftohet. Pasi ftohet e presim në sa copë të dëshirojmë dhe i hedhim përzierjen e qumshtit dersa ta absorboje të gjithën. E lyejme sipër me karamelin e parapërgatitur.