Nuk keni produkte në shportë

Provo

Tasqebab me mish qëngji

Koha totale:

25 Min

Përbërësit:

• 900g mish qëngji i prerë në copa
• 150ml verë e kuqe
• 3 thelpinj hudhër, të grira
• 3 gjethe dafine
• 1 shkop kanelle
• 1 lugë gjelle me rigon të freskët ose
1 lugë çaji me rigon të thatë
• 2 lugë gjelle vaj ulliri
• 10-12 qepujka
• 2 lugë gjelle miell
• 400g domate
• 1 lugë gjelle salcë domate
• Kripë dhe piper i zi
• Shërbehet me rigon ose majdanoz të freskët

Pregatitja:

1. Marinojeni mishin e qëngjit 12-24 orë para se ta përdorni. Vendoseni mishin eqëngjit në një pjatë me verë e kuqe, hudhër, gjethe dafine, shkop kanelle, rigon. Mbulojeni pjatën dhe lëreni të ftohet për pak kohë.
2. Hiqeni kapakun e tenxheres, shtypni BUTONIN STEW dhe shtoni vaj ulliri. Skuqini qepujkat deri sa të zbuten dhe lërini mënjëanë.
3. Hiqni mishin e qëngjint nga pjata.
4. Vendosni mishin e qëngjit në tigan dhe skuqeni për pak kohë.
5. Shtoni miell, qepujkat, marinadën, domatet, salcën e domateve dhe i përzieni.
6. Shtypni BUTONIN CANCEL. Mbyllni kapakun dhe valvulën e lirimit të presionit. Shtypni BUTONIN BRAISE dhe programojeni për25 minuta.
7. Shërbejeni me rigon të freskët ose me majdanoz.

Author : Delimano