Smoothie Kivi - Banane
Ora e pregatitjes:
20 minuta ose më pak
Koha totale:
20 minuta ose më pak
- Përbërësit:
-
- 2 kivi
- 1 banane
- 2 filxhana spinaq (ose sallatë jeshile)
- ¼ avocado
- ½ filxhan ujë
- Pregatitja:
-
Kivi është një frut i cili është i pasur me vitaminë C. Gjithashtu përmban vitaminë A (si beta-karroten), B6, E dhe K, magnezium, fosfor, koper dhe fibra dietikë. Farat e kivit përmbajnë acide yndyrore omega 3.
Vendosni të gjithë përbërësit në gotën e madhe të Nutribullet dhe miksoni ato për 30 sekonda. Ju bëftë mirë!