Nuk keni produkte në shportë

Provo

Recetë franceze me mish & proshutë

Koha totale:

30 Min

Përbërësit:

• 1kg biftek i prerë në copa
• 250ml verë e kuqe
• 125ml lëng mishi
• 200g proshutë e tymosur e prerë në copa
• 225g kërpudha
• 2 lugë gjelle miell
• 12 qepujka të qëruara
• 1 thelp hudhre e grirë
• 1 lugë gjelle kripë
• 1 lugë çaji me piper
• 3 luge gjelle vaj ulliri
• 1 qepë e prerë në feta
• 2 gjethe dafine të thata
• 3 degëza trumze

Pregatitja:

1. Hiqni kapakun, shtypni BUTONIN STEW dhe skuqeni proshuten.
2. Shtoni vaj ulliri dhe skuqini qepët dhe qepujkat.
3. Shtoni bifteket dhe lërini të skuqen për 5 minuta.
4. Shtoni miell dhe i përzieni
5. I përzieni me verë, lëng mishi dhe hudhra. Shtypni BUTONIN CANCEL.
6. Mbyllni kapakun dhe valvulën e lirimit të presionit. Shtypni BUTONIN BRAISE dhe programojeni për 20 minuta.
7. Shtoni gjetet e dafines, trumzën, kripën dhe piperin.
8. Shtoni kërpudhat. Mbyllni kapakun dhe valvulën e lirimit të presionit. Shtypni BUTONIN BRAISE dhe programojeni për 5 minuta.
9. Shërbehet me pure patatesh

Author : Delimano