Nuk keni produkte në shportë

Provo

Receta per Multi Cooker

Ora e pregatitjes:

Tjetër

Koha totale:

Tjetër

Përbërësit:

Funksionet e tenxheres

  • F1-GATIMI I ORIZIT per pilaf dhe per speca e domate te mbushura (keto ne avull)
  • F2/3-GATIMI I SUPAVE me oriz e makarona
  • F4-GATIM I ngadalte
  • F5-GATIM i perimeve me pak uje si dhe i comlekut
  • F6-GATIM me avull
  • Pressure holding timer-gatim me presion sipas deshires
  • Cancel warming-anullim i programit ose nderprerje e programit te zgjedhur
  • Time setting- vendosja e kohes se kur deshiron te filloje gatimi nga 1 minute -24 ore
  • Decrease-ulje e kohes se gatimit
  • Increase-rritje e kohes se gatimit
  • Steam-gatim me avull

Procesi i punes

  • Para se te fillohet gatimi duhet qe ena ku gatuhet te fshihet mire nga jashte me nje pecete te thate qe te mos kete asnje pike uje,para se te vendoset ne tenxhere.Tenxherja ku vendoset ena e gatimit nuk lahet,ajo pastrohet me nje pecete te thate.Sasia e ujit qe perdoret per gatim duhet te jete aq sa leng deshirohet qe te kete gjella ne fund te gatimit, sepse gjate procesit te zierjes nuk ka avullim te ujit. Valvula e avullit gjate gatimit duhet te qendroje e mbyllur. Kjo behet duke e vendosur bishtin e valvules ne te njejtin drejtim me kanalin qe ndodhet tek doreza e kapakut. Ne fund te gatimit n.qe.se deshirohet te nxirret avulli menjehere, valvula levizet ngadale ne te kundert derisa bishti i saj te jete ne te njejtin drejtim me shigjeten qe ndodhet ne dorezen e kapakut.

Si gatuhet?

  • Lidhet tenxherja me korrentin. Fshihet mire ena e gatimit nga jashte dhe futet ne tenxhere. Zgjidhet programi i deshiruar dhe fillon gatimi (hidhet vaji ,qepa, mishi etj) skuqen perberesit, shtohet uji aq sa e deshirojme qe te na ngelet ne fund te gatimit. Trazohet mire permbajtja ne tenxhere dhe pastaj mbyllet tenxherja duke patur parasysh pozicionin e valvules se avullit. Ngrohja kerkon rreth 2-3 minuta. Pas kesaj per rreth 30 sekonda nga valvula e vogel del ajri qe ndodhet brenda dhe atehere fillon zierja (pa zhurme dhe pa avull). Kjo duket ne ekranin e vogel ku ndodh ulja e minutave.
  • Para se te hapet tenxherja duhet te shkarkohet avulli, duke rrotulluar valvulen e zeze te avullit ngadale ose te pritet rreth 10-15 minuta, ne menyre qe avulli te bjere vet, pastaj te rrotullohet valvula dhe te hapet tenxherja.
  • Programi me i shkurter zgjat 10 minuta (F 1)
  • Programi me i gjate zgjat 30 minuta.
  • Nese deshirohet program me i shkurter ose me i gjate ne fillim shtypet butoni i pressure holding timer dhe me pas vendoset koha e gatimit duke shtypur butonat decrease, increase.
  • Ne fund te gatimit bie 5 here zilja.
Pregatitja:

DISA RECETA GATIMI ME

Gatim me pulë

Ingredientët: 500 g mish pule pa kocka, 1 Qepë, 1 Karrot, 1 Patate, 1 Domate, 1 Gotë Verë, Kripë, Ujë

Përgatitja: Grimë të tërë përbërësit, i vendosim në enë dhe hedhim ujë sa të mbulohen. Shtypim butonin STEW. Ju bëftë mire!

Pulë me curry

Ingredientët: 2 Gjoks Pule, 200 ml Krem, 1 Qepë, 1 Lugë pluhur curry, Kripë

Përgatitja: Prisni gjoksin e pulës në copa të vogla, përzieni me përbërësit e tjerë dhe vendosini në enë. Shtypim butonin STEW. Ju bëftë mire!

Ton me hudhra

Ingredientët: 400 g Ton, 1 Qepë, 5 Thelpi hudhrash, ½ gote verë e bardhë, Vaj ulliri, Kripë, Majdanoz, Timo.

Përgatitja: Hedhim pak vaj ne enë, shtojme qepën dhe hudhrat e grira, timon dhe Tonin e prerë në copa. E mbulojmë me verë. Shtypim butonin STEW. Në fund i hedhim majdanozin. Ju bëftë mire!

Mish Viçi me Rozmarinë

Ingredientët: 1 Karrot, 1 kg Mish Viçi, 100 g Barbunja, ½ Qepe, 2 Thelpi hudhrash, Brandy, Pak vaj Ulliri, 1 gotë Ujë, Patate, Rozmarinë

Përgatitja: Grimë hudhrën dhe e përziemë me kripën duke e bërë si salcë. Presim mishin dhe perimet në copa të vogla dhe i vendosim në enë. Shtojmë Shtojmë rozmarinën, pak brandy. Shtypim butonin STEW. Ju bëftë mire!

Oriz Oriental

Ingredientët: 2 Filxhana oriz (parboiled), 2 Gota Ujë, 2 Gota Qumësht Kokosi ose Verë, 1 qepë e grirë, 1 thelbi hudhër e grirë, 1 mollë e grirë, pluhur Curry, 4 kërpurdha të prera, Gjoks pule, Vaj, kripë,

Përgatitja: Presim gjoksin e pulës në copa të vogla dhe e përziemë në enë me të tërë ingredientët e tjerë. Shtypim butonin RICE. Ju bëftë mire!

Mollë të pjekura

Ingredientët: 4 Mollë, 1 lugë kanellë, 1 Lugë gjalp, 50 ml verë e bardhë, 80 g Sheqer, Lëng limoni

Përgatitja: Mollët i ndajmë në mes dhe i heqim farat me lugë. Në një tas përziemë sheqerin, kanellën dhe verën. Vendosim mollët në enë, i mbushim me përzierjen dhe shtojmë pak gjalp në çdo mollë. Shtypim butonin RICE.

Fileto derri me fasule

Ingredientët: 2 gota fasule të kuqe ose laroshe (i lëmë në ujë gjatë natës), 250 g Fileto Derri, 200 ml verë e kuqe, 1 qepë, 2 thelpi hudhër, 1 gjethe dafine, 1l ujë i ftohtë, Vaj ulliri, kripë

Përgatitja: Vendosim fasulet, verën e kuqe dhe ujin në enë. Presim fileton në copa të vogla. Shtojmë mishin, thelpit e hudhrës, dafinën. Shtypim butonin BRAISE.

Author :