Reçel me mollë & mango
Koha totale:
42 Min
- Përbërësit:
-
• 3 mango të qëruara (rreth 1 kg)
• 2 lugë gjelle vaj luledielli
• 2 qepë të copëtuara
• Xhenxhefil i qëruar dhe i prerë në rriska
• 10 kokrra kardamon
• 1 shkop kanellë
• Gjysmë luge fara qimnon
• Gjysmë lugë fara koriandër
• ¼ lugë fara të qepës së zezë
• Gjysmë lugë pluhur shafrani
• 500 gr mollë, të qëruara dhe të grira
• 1 spec i kuq, pa fara dhe i prerë mirë
• 375 ml uthull ose uthull e verës së bardhë
• 400 gr sheqer kafe
- Pregatitja:
-
1. Priteni mangon në copa të cogla
2. Shtypeni BUTONIN STEW dhe shtoni vajin e lulediellit në tenxheren MultiCooker.
3. Shtoni qepët dhe skuqini deri sa të zbuten – pa e vendosur kapakun.
4. Përzieni brenda edhe xhenxhefilin deri sa qepët të bëhen të arta.
5. Shto erëzat, përveç shafranit dhe skuqi të gjitha së bashku për 1 minutë.
6. Shto shafranin, pastaj mollët, mangot dhe specin, dhe shto 500 ml ujë.
7. Shtypni BUTONIN CANCEL
8. Mbyllni kapakun dhe valvulën e presionit. Shtypni BUTONIN STEW dhe programojeni për 12 minuta.
9. Hiqeni kapakun, shtoni uthullën dhe sheqerin.
10. Shtypni BUTONIN STEW. Perziejini deri sa përbërja të jetë e butë
11. Vendoseni në kavanoz.
12. Ndiqeni procedurën e ruajtjes nën presion në udhëzimet për përdorim.