Qofte me peshk ton
Ora e pregatitjes:
20 minuta ose më pak
Koha totale:
20 minuta ose më pak
- Përbërësit:
-
- 1 kupë - 250 ml miso të bardhë (quhet ndryshe edhe shiro miso)
- 1/2 kupë - 125 ml mirin (verë e ëmbël orizi Japoneze)
- 1/2 kupë sheqer
- 1/4 kupë ujë
- 1/2 kupë majonezë
- 1 kg fileto toni, e prerë në kuba 3 cm.
- një pike vaj
- Pregatitja:
-
Ngrohni miso, mirin, sheqer, dhe ujë në tiganin e krepave Delimano® Ceramica në zjarr të mesëm duke e trazuar derisa sheqeri të shkrihet. Hiqeni nga zjarri dhe shtoni majonezën dhe më pas lëreni të ftohet derisa të arrijë temperaturë dhome. Futeni tonin në një qese, marinojeni dhe futeni në frigorifer për të paktën një orë. Ngroheni tiganin Delimano Ceramica derisa sensori tek doreza të bëhet i kuq. Hidhni vetëm një pike vaj në tigan. Më pas kalojeni tonin në shkopinj druri të cilët kanë qënë të zhytur në ujë për të paktën 30 minuta. Më pas vajisini lehtësisht dhe skuqini për 2 minuta nga secila anë.