Nuk keni produkte në shportë

Provo

Pulë Mesdhetare

Koha totale:

8 Min

Përbërësit:

• 125ml kos
• 4 lugë gjelle vaj ulliri
• 2 lugë gjelle lëng limoni
• 2 thelpinj hudhër, të grira
• ½ lugë çaji gjethe artemise të grira imët
• ½ lugë çaji kripë dhe piper i zi
• 8 kofsha pulë
• 1 bulb kopre
• 1 qepë e prerë
• 375ml verë e bardhë
• 2 kokrra limoni
• 250g ullinj
• 4 degëza trumze
• 2 lugë gjelle mustard
• Piper i kuq

Pregatitja:

1. Përziejini sëbashku kosin, lëngun e limonit, 1 lugë gjelle vaj ulliri, hudhër, artemisen, kripë dhe piper. Vendos kofshat e pulës në një pjatë për t’i marinuar.Marinojini për 45 minuta deri në një orë.
2. Hiqini kofshat e pulës nga pjata.
3. Shtypni BUTONIN STEW dhe nxehni në tenxhere 3-4 lugë gjelle vaj ulliri. Më pas skuqni kofshat e pulës në të dy anët.
4. Shtoni kopër, qepë, verë të bardhë.
5. Vendosni përsëri kofshat e pulës në tenxheren MultiCooker dhe shtoni pjesën e mbetur të marinadës, ullinjtë, limon, trumzë, mustard, kripë, piper të kuq. Shtypni BUTONIN CANCEL.
6. Mbyllni kapakun dhe valvulën e lirimit të presionit. Shtypni BUTONIN BRAISE dhe programojeni për 8 minuta.
7. Mund të shërbehet me oriz ose me buke për ta lyer me salcën.
8. Mund të shtoni dhe djathë për një shije me të veçantë.

Author : Delimano