Pulë me uthull balsamike
Ora e pregatitjes:
Deri në 45 minuta
Koha totale:
Deri në 45 minuta
- Përbërësit:
-
- 2 pula të vogla të ndara në katër (të pjekura)
- Kripë dhe piper i grirë i freskët
- 2 lugë gjelle vaj ulliri extra virgin
- 250 ml verë e bardhë
- 250 ml uthull balsamike të cilësisë së lartë
- 2 lugë gjelle kaperi, të lara dhe të thara
- 1/2 kupë me ullinj Kallamate, pa bërthama
- 100 g mish i gatuar, i prerë në kuba të vegjël
- 6 fileto açuge të kriposura
- 2 lugë gjelle koncentrat domatesh
- 500 ml lëng pule
- Majdanoz i freskët i grirë
- Pregatitja:
-
Marinojeni mishin me kripë dhe piper. Nxehni vajin e ullirit në tiganin e thellë Delimano Ceramica dhe skuqni copat e pulës nga të gjitha anët. Shtoni verë dhe uthull balsamike dhe gatuajeni derisa shumica e lëngut të avullojë duke e veshur mishin nga të gjitha anët. Shtoni kaperit, ullinjtë, açuget dhe koncentratin e domateve dhe gatuajini duke i trazuar për 5 minuta. Shtoni lëngun, ulni nxehtësinë dhe lëreni derisa pula të bëhet gati, për rreth 10 minuta. Hidhini sipër majdanoz dhe shërbejeni me pure patatesh dhe majdanoz.
Hapi 1. Pureja e patateve me majdanoz Përbërësit:
- 500 g patate për pure
- 300 g rrënjë majdanozi
- 150 ml qumësht
- 50 g gjalp
- kripë dhe piper
Ziejini patatet dhe majdanozin e prerë në kuba në tiganin Delimano Ceramica në ujë të vluar me kripë. Bluajini së bashku dhe hidhini sipër qumësht të nxehtë dhe shtoni gjalpin e prerë në kuba. Nxeheni përsëri dhe trazojeni derisa të jeni të kënaqur me densitetin. Shtoni sipas dëshirës kripë dhe piper të bluar.