Nuk keni produkte në shportë

Provo

Pulë me krem djathi & limon

Përbërësit:

• 1 pulë me peshë 1.2 kg
• 2 lugë gjelle vaj
• 1 limon
• Trumzë
• 400ml qumësht gjysëm i skremuar
• 2 lugë gjelle miell misri
• 100g krem djathi
• Kripë dhe piper i zi

Pregatitja:

1. E fërgoni pulën me1 lugë gjelle vaj, lëkuren e limonit dhe trumzë. Shtoni kripë dhe piper.
2. Priteni limonin në gjysmë dhe pjesë përdoreni për dekorim, ndërsa pjesën tjetër futeni brënda në pulë bashkë me trumzën. Hiqni kapakun, shtypni BUTONIN STEW dhe skuqeni duke shtuar 1 lugë gjelle vaj. Skuqeni pulën për 6-7 minuta deri sa të marrë pak ngjyrë. Më pas shtoni qumësht. Shtypni BUTONIN CANCEL.
3. Mbyllni kapakun dhe valvulën e lirimit të presionit. Shtypni BUTONIN BRAISE dhe programojeni për 23 minuta.
4. Vendoseni pulën në një pjatë. Shtoni miellin e misrit në një tas të vogël, 2 lugë gjelle ujë të ftohtë deri sa të formohet një masë kremi.
5. Shtoni qumësht dhe krem djathi. Shtypni BUTONIN STEW dhe ngroheni për pak duke e përzier vazhdimisht.
6. Shërbehet me feta limoni, trumzë dhe krem djathi.

Author : Delimano