Profiterol me çokollatë
Ora e pregatitjes:
20 minuta ose më pak
Koha totale:
20 minuta ose më pak
- Përbërësit:
-
- 1 filxhan ujë
- pak kripë
- 100gr gjalp
- 1 filxhan miell
- 5 vezë
- pluhur pudingu
- 350ml qumësht
- çokollatë
- Pregatitja:
-
Profiterol me çokollatë
Hapi 1
Në një tenxhere të vogël shtoni 1 filxhan ujë, pak kripë dhe 100gr gjalp. Hidhini në një tas.
Pastaj shtoni 1 filxhan miell dhe miksojini derisa të merrni një masë brumi në formë topi.
E rëndësishme – lëreni të ftohet plotësisht.
Sapo brumi të jetë ftohur shtoni 1 vezë dhe miksojeni mirë. Përsëriteni këtë hap me 4 vezët e tjera.
Merrni një lugë për të bërë format rrumbullake të profiterolit dhe vendosini në një tavë. Ngrohni furrën dhe piqini në një temperaturë 205°C, rreth 12 minuta.
Hapi 2
Kremi:
Miksoni pluhurin e pudingut me 350ml qumësht të ftohtë dhe përziejni derisa të bëhet një masë e trashë.
Mbushni profiterolët me krem nga brënda.
Hapi 3
Shkrini 300gr çokollatë mbi një tenxhere me ujë të nxehtë. Vendosni çokollatën mbi profiterol.