Nuk keni produkte në shportë

Provo

Pica Chicago

Ora e pregatitjes:

20 minuta ose më pak

Koha totale:

20 minuta ose më pak

Përbërësit:
  • ½ filxhan miell
  • ½ filxhan miell misri
  • 1 lugë caji sheqer
  • 1 lugë caji kripë
  • 1 filxhan gjalp pa kripë
  • maja birre
  • 1 filxhan ujë të nxehtë
  • Sallam pikant
  • Djath pice
  • 1 qepë
  • Kërpurdha
  • Salcë domate
  • Djath parmixhano
Pregatitja:

Përzieni në një tas miellin, miellin e misrit, sheqerin, kripën, gjalpin dhe majan e birrës. Shtoni ujin dhe lëreni brumin të vije.

Shtoni gjysmën e brumit në një tavë rrethore edhe në pjesën anësore të tavës. Shtroni një shtresë me sallam pikant mbi brum. Grini djathin dhe shtojeni sipër sallamit pikant. Shtoni kërpurdhat dhe qepët mbi djath. Mbulojeni edhe me një shtrese tjetër me sallam pikant.

Shtroni pjesën tjetër të brumit mbi picën e pregatitur. Bëni disa vrima të vogla dhe shtoni salcën e domates. Mbuloni tavën me një letër alumini.

Ngrohni përpara furrën dhe më pas vendosni tavën. Piqeni për 20 minuta në 220°C. Shtoni sipër djath të grirë parmixhano dhe tani është gati për tu servirur.

Author : Delimano