Nuk keni produkte në shportë

Provo

Mish viçi me salcë domate & ullinj

Koha totale:

4 Orë

Përbërësit:

• 10 biftek viçi (përafërsisht 900g)
• 10 feta proshutë
• 2 lugë gjelle vaj ulliri
• 1 lugë gjelle miell
• Erëza

Mbushja
• 4 thelpinj hudhër të grira
• 2 lugë gjelle me gjethe majdanozi të grira
• 85 – 100g thërrime buke
• 1 lugë gjelle vaj ulliri
• 2 lugë gjelle verë e kuqe ose lëng mishi
• Kripë dhe piper i zi

Salcë
• 1 kërcell selino
• 1 karrotë, e prerë
• 1 qepë e bardhë ose 3 qepujka
• 2 thelpinj hudhër të grira
• 125ml verë e kuqe
• 400g domate e grirë
• 8 degëza trumze
• 2 gjethe dafine
• Kripë dhe piper i zi

Pregatitja:

1. Për të përgatitur mbushjen i përzieni sëbashku hudhër, majdanoz dhe thërrimet e bukës në një tas. Shtoni vaj dhe verë e kuqe ose lëngun e mishit dhe i përzieni. Shtoni kripë dhe piper dhe i përzieni përsëri. l Iini mënjëanë.
2. Vendodsni në një pjatë proshutat dhe mbi to fetat e mishit të viçit, dhe mbushjen duke i rrotulluar dhe duke formuar role me proshutë dhe mish viçi.
3. Shtypni BUTONIN STEW dhe e nxeheni vajin në tigan. Shtoni rolet dhe i skuqni për 2-3 minuta.
4. Për të përgatitur salcën, shtoni majdanozin, karrotë dhe qepë dhe i gatuani për 3–5 minuta. I përzieni me hudhër, erëza dhe i gatuani për 1 minute. Shtoni verë, domate, trumzë, dhe kripë. Vendosni rolet në tigan, duke u siguruar që janë mbuluar me salcë. Shtypni BUTONIN CANCEL. Mbylleni kapakun dhe dhe shtypni BUTONIN WARMING për 4 orë..

Author : Delimano