Nuk keni produkte në shportë

Provo

Mish qëngji

Koha totale:

4 Orë e 30 Min

Përbërësit:

• 1 kg mish qëngji
• 1 lugë gjelle vaj
• 1 lugë gjelle sheqer
• 2 lugë gjelles miell
• 400ml lëng mishi
• 200g domate
• 2 thelpinj hudhër
• 1 lugë gjelle nenexhik i grirë imët
• 2 degëza rozmarine
• 1 gjethe dafine
• 16 patate të vogla
• 12 karrota
• Kripë dhe piper i zi

Pregatitja:

1. Prejeni mishin në copa të vogla dhe vendoseni në tenxheren. Shtypni BUTONIN STEW dhe shtoni vaj. Skuqini për pak dhe më pas lërini menjëanë në një enë.
2. Hidhni sheqer në tenxhere dhe lërini të skuqet për pak deri sa të karemelizohet pak. Hidhni miell dhe e përzieni. Shtoni mishin dhe përzijeni mirë në tenxhere.
3. Shtoni domate, hudhër, erëzat, patate, karrotë. dhe pasi t’i skuqni për 2 minuta shtoni lëngun e mishit. Shtypni BUTONIN CANCEL, vendoseni kapakun dhe shtypni BUTONIN WARMING, dhe programojeni për 4 orë.
4. Shërbehet me bizele.

Author : Delimano