Kofshë qëngji në tavë
Koha totale:
25 Min
- Përbërësit:
-
• 2 lugë gjelle vaj
• 2 qepë të kuqe të qëruara dhe prera
• Piper i kuq
• 2cm xhenxhefil i freskët
• 1 lugë çaji fara qimnoni
• 2 lugë çaji fara koriandër të shtypura
• 900g kofshë qëngji prerë në kube
• 2 llugë gjelle miell
• 4-5 lugë gjelle pana gatimi
• 400g domate të konservuara
• 250g patate të vogla
• 125ml lëng perimesh ose mishi
• Kos natyral
• Koriandër e prerë imët
- Pregatitja:
-
1. Hiqni kapakun, shtypni BUTONIN STEW dhe shtoni vaj, qepë, piper të kuq dhe xhenxhefil. I skuqni për 3 minuta, dhe i lëni menjëanë.
2. Shtoni mishin e qëngjit, farat e koriandrës, qimnonin dhe i leni të skuqen për pak. Shtoni miellin dhe i përzieni.
3. Shtoni panën, dhe lerëni të skuqet për 1-2 minuta, shtoni qepën e gatuar pak më parë, piper dhe xhenxhefil, domate, patatet dhe lëngun, i përzieni mirë.
4. Shtypni BUTONIN CANCEL. Mbyllni kapakun dhe valvulën e lirimit të presionit. Shtypni BUTONIN BRAISE dhe programojeni për 25 minuta.
5. Rekomandohet të shërbehet me kos.
6. Shoqërohet me oriz dhe me turshi.