Nuk keni produkte në shportë

Provo

Kofsha pulë pikante me kokos

Koha totale:

23 Min

Përbërësit:

• 12 kofsha pulë
• 1 - 2 kërcej selinoje prerë në copa
• 4 thelpinj hudhër të grirë
• 3 cm xhenxhefil i freskët
• 1 lugë çaji erëza
• ¼ - ½ lugë çaji piper i kuq
• 1 lugë gjelle salcë peshku
• 1 lugë gjelle verë orizi
• 30g vaj kokosi
• 250ml krem kokosi
• 1 lugë çaji kripë
• Piper i zi
• 1 lugë çaji vaj
• 2 qepë mesatare të prerë imët
• 100ml lëng pulë
• 2 lugë çaji miell misri
• 4 lugë gjelle koriandër e prerë

Pregatitja:

1. Përzieni selinon, hudhër, xhenxhefil, salcën e peshkur, verën e orizit, vajin e kokosit, kremin e kokosit dhe i vendosni në një blendër.
2. Vendos kofshat në një tas dhe lyeni me kripë dhe piper.
3. Shtypni BUTONIN STEW dhe shtoni vaj. Vendosni kofshat e pulës në tiganin elektrik dhe i skuqni . Shtoni qepë dhe i skuqni për 3 minuta. Shtoni marinaden dhe lëngun e pulës.
4. Shtypni BUTONIN CANCEL. Mbyllni kapakun dhe valvulën e lirimit të presionit. Shtypni BUTONIN BRAISE dhe programojeni për 15 minuta.
5. Hiqni kapakun dhe lironi valvulën e presionit. Hiqni kofshat e pulës. Shtoni pak lëng dhe miell misri në një tas dhe hidheni tek tenxherja. Në qoftë se salca nuk është e trashë shytpni BUTONIN STEW deri sa të trashet. Hiqni kapakun për 3 - 5 minuta. Shtoni koriandër. I vendosni kofshat e pulës në salcen e përgatitur. Shërbehet me oriz ose bukë integrale.

Author : Delimano