Gjellë me kofshë rose
Koha totale:
4 Orë e 30 Min
- Përbërësit:
-
• 4 copë kofsha rose
• 4 copë salçiçe
• ½ lugë gjelle vaj ulliri
• 1 lugë çaji erëza ose rigon i tharë
• 1 qepë mesatare, e grirë
• 1 kërcell selinoje e grirë imët
• 1 thelp hudhre e grirë
• 150 ml verë e kuqe ose lëng mishi
• 350g domate
• 400g fasule e konservuar
• Kripë dhe piper i zi
- Pregatitja:
-
1. Shtypni BUTONIN STEW, shtoni vaj dhe skuqeni. Shtoni salçiçet dhe i skuqni për 4 - 5 minuta dhe i hiqni nga tigani dhe lërini mënjëanë.
2. Prisni çdo salçiçe në 4 pjesë.
3. I skuqni kofshat e rosës në tigan deri sa të marrin një ngjyrë karakteristike dhe i hiqni nga tigani duke i lënë mënjëanë.
4. Shtoni qepë, selino dhe i skuqni për pak. Shtoni hudhër, erzat, verë të kuqe ose lëng mishi. I zieni për 1–2 minuta, pastaj shtoni domatet e grira dhe fasulet e konservuara. Vendosni kofshat e roses, salçiçet në tigan dhe hidhni sipër salcë. Shtypni BUTONIN CANCEL, vendoseni kapakun dhe shtypni BUTONIN WARMING për 4½ e orës.
5. Shërbehet me buke integrale ose me patate.* KUJDES: VENDOSNI VALVULËN E PRESIONIT NË POZICIONIN OPEN NË TË GJITHA GATIMET E NGADALTA