Cheese Cake
- Përbërësit:
-
Përgatitja e Cheese Cake në tenxheren elektrike me presion – është e mundur!
Ju nevojitet tavë e përshtatshme ose tavë që i hiqet fundi dhe përshatet brënda tenxheres së brendshme.
Baza e cheesecake
- 3-4 Filxhan me biskota të thërrmuara
- 2 Lugë gjelle me gjalp të shkrirë
Lyeni sipërfaqen e tavës me pak gjalp, përzieni biskotat e thërrmuara me gjalpin e shkrirë dhe shtrojeni në tavë.
Mbushja
- 450 Gramë Krem djathi, temperaturë ambienti
- 1/3 Filxhan krem pastiçerie
- 3/4 Filxhan sheqer
- 3 vezë
- 1 Lugë gjelle lëng limoni
- 3/4 e lugës me vanilje
- Pregatitja:
-
Këshillë: kremi i djathit dhe vezët i lëmë për pak deri sa të marrin temperaturën e ambientit. Më pas të gjithë përbërësit i përziejmë me anë të mikserit deri sa të krijohet masë kremoze.
- Vendosni zgarën e Multicooker në brendësi, pastaj shtoni 200 ml ujë.
- Merrni letër alumini, paloseni për së gjëri që të jetë e gjatë mjaftueshëm, që do shërbejë si një lak / hobe. Përdoreni për të futur tavën në tenxhere dhe për ta nxjerrë kur të mbarojë proçesi.
- Mbulojeni kekun mirë me letër alumini dhe uleni poshtë në tenxhere me anë të hobes që bëmë pak më parë. Mbyllni kapakun dhe vendosni kohën për 25 minuta.
- Kur koha të ketë mbaruar, lëreni për 10 minuta dhe pastaj hapni valvulën e avullit. Nëse keku akoma është i pampiksur sa duhet, vendoseni edhe njëherë në tenxhere për 5 minuta më shume me presion dhe 10 minuta pushim.
- Kur keku të jetë bërë, ngrijeni lart me anë të hobes prej alumini. Hiqni letrën e aluminit dhe lereni në banak për tu ftohur për rreth 1 orë. Pastaj mbulojeni me letër alumini dhe vendoseni në frigorifer për të paktën 6 orë para servirjes. Nëse mund të prisni aq gjatë...:)