Cheescake me pjeshkë
Vështirësia
Cooking time:
80 min
- Përbërësit:
-
- 80 ml ujë të vakët
- 50 g gjalpë të prerë në copa
- 150 g miell
- ¼ lugë sod për ëmbëlsira
- 80 ml qumësht me lëng limoni
- 1 lugë lëkurë limoni të grirë imët
- 330 g sheqer pluhur
- 3 vezë
- 500 g krem djathi
- 240 g salcë kosi
- 1 lugë ekstrakt vanilje
- 3 pjeshkë mesatare të pjekura, pa bërthama, të prera në feta
- 75 g sheqer pluhur
- 1 lugë gjelle lëng limoni
- 300 ml krem i trash
- Pregatitja:
-
Ngrohni furrën në 180 °C. Lyeni me yndyrë tavën 20 cm x 30 cm dhe vendosni letrën e pjekjes në të. Në tasin e përzierjes të pajisjes së kuzhinës Kitchen Robot PRO vendosni ujin dhe gjalpin. Rrihini derisa gjalpi të shkrihet. Shtoni miellin, sodën e ëmbëlsirave, qumështin me lëng limoni, lëkurën e limonit, gjysmën e sheqerit dhe 1 vezë. Rrihini derisa të bashkohen. Masën hidheni në tavën e përgatitur. Piqeni për 15 minuta ose derisa te mari një ngjyrë të artë. Hiqeni nga furra. Uleni temperaturën e furrës në 160 °C. Vendosni rrahësen në pajisjes e kuzhinës Kitchen Robot PRO dhe në tasin e saj vendosni kremin e djathit, 120 g salcë kosi, sheqerin e mbetur, vezët e mbetura dhe vaniljen, përziejini derisa përbërësit të bashkohen mirë. Hidhni masë e përgatitur në tavë. Hapeni në menyrë të njëtrajtshme dhe piqeni për 30 minuta. Dhe më pas vendoseni që të ftohet. Ndërkohë rriteni temperaturën e furrës në 220 °C. Në një tavë vendosni letër pjekjeje. Në një tas bashkoni pjeshkët, sheqerin shtesë dhe lëngun e limonit. Vendosini të rreshtuar në tavë dhe piqini për 12-15 minuta ose derisa të karamelizohet. Ndryshoni rrahësen e robotit me mikserin dhe miksoni kremin. Vendoseni me lugë në cheesecake. Zbukurojeni me pjeshkë dhe shurup.