Brownie me çokollatë
Ora e pregatitjes:
Deri në 45 minuta
Koha totale:
Deri në 45 minuta
- Përbërësit:
-
- 200 gr çokollatë e zezë
- 100 gr gjalp
- 1 lugë gjelle krem
- 3 vezë
- 150 gr sheqer në ngjyrë të artë
- 2 lugë gjelle qumësht
- 2 lugë gjelle kakao
- shumë pak kripë
- 3 lugë gjelle miell
- 100 gr bajame të prera në copa të vogla
- Pregatitja:
-
- Nxehni furrën në 160°C.
- Nxehni 200-300 ml ujë në një tenxhere Delimano, ziejeni dhe lëreni në zjarr të ngadaltë. Thërrmojeni çokollatën në copa të vogla, hidhini ato në një enë/tas metali dhe vendosini të shkrihen mbi ujin që zien (ena metalike duhet të ketë përmasa që të përshtaten me ato të tenxheres) bashkë me gjalpin dhe kremin.
- Kur të jenë shkrirë plotësisht, largojini nga tenxherja duke i vendosur mënjanë.
- Përzieni me një rrahëse dore vezët, sheqerin, qumështin dhe kripën (ne sasi minimale) në një tas përzierjeje Delimano derisa masa e përzierjes të dyfishohet. Më pas shtoni çokollatën e shkrirë, miellin dhe bajamet duke i përzier mirë së bashku.
- Hidhni masën e përgatitur në një tenxhere Delimano Dry Cooker dhe lëreni të ziejë në zjarr të ngadaltë për rreth 5 minuta, duke i vënë sipër kapakun e qelqtë. Në këtë mënyrë brownie do të mund të piqet më shpejt kur të futet në furrë.
- Vendoseni tenxheren Delimano Dry Cooker në furrë, duke i hequr dorezën dhe piqeni ëmbëlsirën për 20 minuta.
- Kur të jetë gati, lerëni të ftohet pak dhe duke e marrë me ndihmën e një spatule, vendoseni në një pjatë ëmbëlsirash. Spërkateni me sheqer dhe servireni të shoqëruar me akullore me vanilje ose me shllak.
Këshillë nga Delimano: Nëse ju mungon furra apo dëshironi ta gatuani brownie-n në sobë, uleni nxehtësinë në temperaturë minimale dhe piqeni duke e mbyllur me kapak derisa të jetë gati për t’u servirur.
Kjo recetë është për 6 persona.