Nuk keni produkte në shportë

Provo

Biskota me portokall

Koha totale:

2 Orë e 30 Min

Përbërësit:
  • 300 g miell
  • 100 g çokollatë e errët e grirë shumë
  • 125 g gjalpë
  • 125 g of sheqer kaf
  • pak kripë
  • 200 g miell ëmbëlsirash
  • lëkura e grirë e një portokalli • 1 vezë
  • 6 g pudër pjekëse

Krem

  • 150 g sheqer pluhur
  • 3-4 lugë gjelle lëng limoni ose çokollata për dekorim
Pregatitja:

Ëmbëlsirat me portokall janë shumë popullore gjatë sezonit të Krishtlindjeve. Më përpara portokalli konsiderohej si frut stinor. Të gjeje një portokall gjatë sezonit dimëror dukej shumë ekzotike. Është simboli i diellit, kështu të hash një portokall është si të kafshosh një copëz vere në dimër. Sot, portokalli mund të gjendet në çdo stinë të vitit, por ende mbetet fruti magjik i artë i cili mund ta bëj dimrin më special.

SERVIRET rreth 50-60 biskota (varet nga madhësia që do krijoni).

PËRGATITJA

Miksoni gjalpin, sheqerin, lëkurën e portokallit dhe vezën, shtoni çokollatën e grirë, miellin sëbashku me pudrën pjekëse dhe përpunoni brumin. Mbulojeni me qese guzhine dhe lëreni të vijë për 2 orë në frigorifer. Më pas shtrojeni duke krijuar një trashësi prej 0.5 cm dhe priteni më prerëset e biskotave sipas dëshirës. Piqini në 19°C derisa të marrin një ngjyrë kafe të lehtë sipër. Lërini të ftohen në tavë.

Kremi: sheqerit shtojini lëngun e portokallit dhe përziejini derisa të krijohet masa që ju preferoni. Kremin hidheni sipër ëmbëlsirave dhe lëreni të mpikset mbi to. Ose mund ti dekoroni me çokollatë sipas dëshirës suaj.

KËSHILLË

Miksojini përbërësit sëbashku dhe më pas çokollatën grijeni direkte mbi tas më pajisjen që grin trashë.

Recete nga Çekia

Author : Delimano