Pajisje Elektrike

Nuk keni produkte në shportë

Provo
Pajisje Elektrike

Pajisje Elektrike

Vetëm të apasionuarit e kuzhinës mund të kuptojnë rëndësinë e paisjeve elektrike në kuzhinë. E gjithë linja e pasuruar me një dizajn tërheqës, grirëse, shtrydhëse, tostier, mikser, blender etj.
Rendit sipas Renditi sipas
  1. Shtrydhëse frutash Dolcevita

    Shtrydhëse frutash Dolcevita me motor të fuqishëm 500 w dhe një shportë filtruese me mikro rrjetë çelik inox, siguron nxjerrjen maksimale të lëngut nga frutat dhe perimet tuaja të preferuara. Projektuar duke pasur parasysh komoditetin, shtrydhësja është e lehtë për t'u montuar, çmontuar dhe pastruar. Së bashku me shtrydhësen e frutave është edhe gota për lëng me kapacitet 0.6L dhe një grumbullues i tulit të frutave me një kapacitet 1.3L.

    Çmimi: 10,990 Lekë


    Oferta: 5,490 Lekë

  2. Blender Dolcevita për smoothie

    Përgatisni smoothie apo milkshake me prekjen e një butonin dhe shijojeni në shtëpi, zyrë apo gjatë ushtrimeve. Me fuqi 300W, ky blender është fantastik. Duke i përzier përbërësit direkt në shishen e blenderit, do të keni më pak enë për të pastruar. Shishja 570ml ka një kapak të sipërm për të mundësuar pirjen dhe mbylljen rezistente në të njëjtën kohë. Shishja dhe kapaku mund të lahen në pjatalarëse.

    Çmimi: 5,490 Lekë


    Oferta: 3,840 Lekë

    3,570 Lekë Club5
  3. Blender Dolcevita

    Ky blender elegant do të shndërrojë frutat apo perimet në smoothie të shijshëm e të shëndetshëm. Jo vetëm kaq, ju mund ta përdorni edhe për të përgatitur salca, lëngje, ushqim bebesh, milkshake dhe masa për supa kremoze apo ushqime të tjera. Falë funksionit për thërrmimin e akullit, ju mund të përgatisni edhe koktejle për të ftuarit tuaj.

    Çmimi: 9,990 Lekë


    Oferta: 4,995 Lekë

  4. Ibrik elektrik qelqi Dolcevita

    Me ibrikun elektrik Dolcevita, shpejt dhe lehtë mund të vloni ujë për kafe, çaj apo gatime të ndryshme. Ibriku lehtësisht hiqet nga baza për ta mbushur me ujë ose për ta zbrazur. Ka një kapacitet prej 1.7 litrash dhe fiket automatikisht pasi të ketë vluar ujin. Materiali: Çelik inox dhe qelq borosilikat. Fuqia: 2200W.

    Çmimi: 4,990 Lekë


    Oferta: 2,495 Lekë

Produktet 4

Mbyll