Nuk keni produkte në shportë

Provo

Pse duhet te zgjidhni Air Fryer

Nëse po mendoni të blini një nga fritezat me ajer për shtëpinë tuaj duhet të dini disa nga avatazhet e gatimit me Air Fryer.

Fritezat me ajër kohët e fundit janë bërë të njohura për lehtësinë dhe pregatitjen e gatimeve krokante dhe të shijshme në pak minuta dhe si një ndër produktet më të përdorshme në kuzhinat tona. Ato jo vetëm që gatuajnë me pak apo aspak vaj, jane dhe shumë here më të lira se furrat e zakonshme.

Më poshtë po ju tregojmë disa nga avantazhet e gatimit me air fryer.

1. Ngrohet shpejt dhe ushqimi gatuhet me shpejt – Friteza me ajër ngrohet dhe gatuan ushqimin në pak sekonda, në krahasim me furrat standarte apo tostierët e ndryshëm. Zakonisht fritezat me ajer mund të arrijnë deri në 200°C në pak minuta, ndërsa sobat me gaz minimumi i duhet rreth 13 minuta, sobat elektrike 17-19 minuta për të arritur të njëjtën temperaturë. Shumë praktike në pregatitjen e snaks ose party të ndryshme në shtëpi. Sigurisht, parangrohja varet nga modeli që i fritezës që ju dispnononi.

2. Ushqimi skuqet ne menyre te barabarte - duke qëne së fritezat me ajër janë të ngjashme me mini furrën, ajri i nxehtë qarkullon në mënyrë të barabartë për të gatuar ushqimet nga të gjitha anët. Dhe sigurisht kjo rezulton në gatime të shijshme dhe aromë të përsosur për të rivitalizuar recetat që duam. Dhe nëse preferoni krokanten ideale për të preferuarat tuaja, kjo i bën fritezat me ajër të përsosura për patate të skuqura, kotoleta peshku, pulë, qepë dhe shumë ushqime të tjera të skuqura. Fritezat me ajër janë gjithashtu ideale për të ringrohur ushqimet e mbetura, për tu dhëne përseri strukturen e tyre krokante.

3. Shumë pak vaj - Ndryshe nga sasitë e vajit të përdorur për skuqje, fritezat me ajër kanë nevojë për pak ose aspak vaj, duke i bërë ato një metodë me pak yndyrë në gatimin e ushqimeve. Në fakt, ndërsa shumë receta të skuqura kanë nevojë për deri në 3 gota (750ml) vaj, ushqimet e skuqura në fritezën me ajer do të kenë nevojë vetëm për rreth 1 lugë gjelle (15ml). Dhe ndërsa ka shumë debate nëse fritezat me ajër janë me të vërtetë të shëndetshme këto pajisje sigurisht që janë një alternative më e shëndetshme ndaj skuqjes me vaj.

4. Të sigurta në përdorim - Fritezat me ajër janë shumë më të sigurta për tu përdorur në krahasim me tenxheret e mëdhaja me vaj ose në tigan. Jo vetëm që janë të dizenjuara për të përballuar temperaturat e larta, por nuk do të keni rrezikun e sperkatjes së vajit të nxehtë. Kjo është veëanërisht e vërtetë nëse keni fëmijë të vegjel ose kafshë shtëpiake në shtëpi. Për më tepër, ato janë më miqësore për përdoruesit dhe ju mund ta mbani shportën në mënyrë të sigurt nga një vënd në tjetrin pa rrezikun e derdhjeve aksidentale të vajit. Megjithatë, një gjë që duhet të keni parasysh është se fritezat me ajër mund të nxehin shumë ushqimin kështu që  gjithëmonë lerini ushqimet të ftohen për pak kohë përpara se ti nxirrni dhe ti shërbeni.

5. Lehtësi në pastrim - Krahasuar me skuqjen tradicionale, fritezat me ajër janë shumë të lehta dhe nuk ju mundojnë shumë në pastrim. Dhe ne fund te fundit, kush dëshiron të hedh vajin e gatimit çdo herë? Në varësi të modelit të fritezës, të gjitha pjeset që hiqen mund të lahen në pjatalarëse, megjithëse mund ta lani lehtësisht shporten me dorë në ujë të nxehtë dhe me detergjent enësh. Për pjesën e jashtme të fritezës me ajër, thjeshtë përdorni një leckë të lagur për të fshirë gjurmët e papastërtive.