Në cilat ushqime gjenden vitaminat kryesore për organizmin?
Nëse mendoni se vitaminat mund t’i merrni pa rekomandimin e mjekut, gaboni, por shpesh herë është dhe më e komplikuar se kaq.
Hulumtimet shkencore ndër vite kanë treguar se shumë vitamina mund të shmangen, pasi marrja e tyre shoqërohen me jo pak efekte anësore. Më poshtë do të lexoni të gjitha vitaminat të cila fare mirë mund të zëvendësohen me ushqime.
- Multivitaminat – ndiqni një dietë të ekuilibruar Për dekada me radhë, ishte menduar se multivitaminat ishin të rëndësishme për shëndetin e përgjithshëm. Vitamina C për të “forcuar sistemin imunitar,” vitaminë A për të mbrojtur shikimin tuaj, Vitamina B për t’ju fuqizuar. Jo vetëm që këto vitamina mund të merren nga ushqimet që ju hani, por studimet tregojnë se marrja e pilulave pa keshillen e mjekut mund të shkaktojë dëme në organizëm.
- Antioksidantët: Zëvendësojini me manaferra Trajtimi me beta karoten, vitaminë A dhe vitaminë E mund të rrisin vdekshmërinë dhe marrja e antioksidantëve lidhet me rrezikun e kancerit. Vitaminat A, C dhe E janë antioksidantë të fuqishëm dhe për fat të mirë gjenden me shumicë në fruta të ndryshme.
- Vitamina C – portokall, limon, speca, dredhëza, etj. Mbidozat e vitaminës C mbi 2.000 miligramë mund të rrisin rrezikun e gurëve në veshka.
- Vitamina B3: Hani salmon, ton, ose panxhar Për vite të tëra, Vitamina B3 u promovua se trajtonte sëmundjet mendore dhe ato të zemrës, por studimet e fundit bëjnë thirrje që kjo vitamine të merret nëpërmjet ushqimeve.
- Vitamina E: Gjendet me shumicë në gjethet e spinaqit, arrat dhe bajamet Vitamina E është një antioksidant i fuqishëm, por deri sa shumë perime janë të pasura me këtë vitaminë përse të zgjidhni pilulat përpara ushqimit.